SHKODËR, PJETRI: E KAM SERIOZISHT, FUSHATË ME VESPA

Kandidati i Partisë Socialiste për Shkodrën Valdrin Pjetri prezantimin e tij të parë publik ka vendosur ta bëjë në një konferencë shtypi me mediat. Në këtë dalje të parë si kandidat Pjetri tha se nuk ndjehet komod duke qenë se nuk ka kundërshtar përballë për zgjedhjet e 30 qershorit ndërsa dha një mesazh se askush nuk mund të dëmtojë procesin zgjedhor.

PS nuk ka asnjë arsye për t’u tërhequr nga zgjedhjet vendore tha kandidati Pjetri ndërsa ftoi qytetarët që me 30 qershor të marrin pjesë në votime.
Kandidati Pjetri ka një ftesë të hapur për të gjithë ata që janë treguar skeptik për kandidimin e tij për bashkinë Shkodër.

Ndër të tjera tregoi se si kryeministri Rama e thirri në zyrë Pjetrin duke i propozuar kandidimin për bashkinë Shkodër.

Tashmë disa prej investimeve për Shkodrën sipas kandidatit Pjetri janë të gatshme.

Në rast se socialistët fitojnë bashkinë Shkodër, sipas kandidatit Pjetri nuk do ketë një fshesë në administratë vetëm për bindjet politike, sipas tij teknikët aktual të bashkisë do t’i mbajë në punë.

Në këtë prezantim të tij kandidati Pjetri tregoi edhe pozicionet e larta që ka mbajtur më përpara, prejardhjen familjare, arsimimin e tij dhe vizionin për të drejtuar në të ardhmen bashkinë Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...