Çfarë po ndodh në Rinas, pasagjerëve u vidhen sende personale brenda në aeroport

Një shtetas shqiptar, student në Belgjikë ka denoncuar vjedhjen e sendeve personale që i është bërë në Aeroportin e Rinasit.

Denoncimi i studentit është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se tashmë grabitësit nuk përmbahen vetëm duke e vjedhur nga jashtë aeroportin, por edhe nga brenda.

Postimi i plotë
Nuk përmbahen, plaçkitje në aeroportin e grabitjes së shekullit!

Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital. sb

Prsh!

E keqja nuk na vjen vetëm nga hajdutat jashtë aeroportit që sulmojnë shuma eurosh të mëdha, por edhe nga Hajdutat e pafytyrë, bandidatë pa moral, punonjësit hijena të sektorit të valixheve të udhëtarve nga Rinasi!!

Unë që po ju shkruaj jam një student shqiptar, banues në Bruksel, Belgjikë.

Dje udhëtova nga Tirana për në Bruksel nga aeroporti i Rinasit.

Kur mbërrita këtej pash që më mungonte nga valixhja një varëse floriri me vlerë afro 40,000 L (të reja), që sapo e kisha bler tek subjekti “Altinbas” në TEG! Varëse të cilës ja kisha vën syrin para 10 muajsh kur isha për herë të fundit në Shqipëri, dhe për të cilën kam ruajtur me kujdes euro çdo muaj në mënyrë që ta përballoja, nga qejfi, si djal i ri që jam.

Në momentin kur pash se kutia ishte e hapur dhe se varsja kishte “avulluar”, menjëherë autorizova babin të kallëzonte pranë komisariatit të policisë së Rinasit…kallzimi është bërë, por vështirë të merren masa na thanë, përderisa nuk ka kamera tek disa ambjente të caktuara ku kalojnë bagazhet e pasagjerëve, mbasi janë dorzuar, para se të u futen në barkun e avionit….Kam fol dhe me shqiptar të tjerë dhe kanë të njëjtin shqetësim, shumë sende me vlerë ju vidhen nga punonjësit e bagazheve të Rinasit!! Njoh një student tjetër të cilit i kanë vjedhur orë dore dhe një Ipad! Ka raste ku ju hapin dhe drynin dhe vjedhin në valixhe.

Ky është rast ku policia nuk ka çfarë bën, është problem i sigurisë së Aeroportit…

Shije shumë të keqe me ngeli nga Shqipëria kësaj rradhe dhe dyshoj se ky problem nuk mund të zgjidhet për sa kohë siguria në aeroport është 0 …

Un nuk jam i pari as i fundit por Ju bëj thirrje pasagjerve të tjerë mbas meje të marrin masa dhe ti kyçin mirë valixhet, në mënyrë që të ruhen nga jo tjetër, përveçse hijenave e skifterave, punonjësve të Aeroportit!!

Ju falenderoj! Me respekt, A. H.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...