Si t’i shpëtoj vetmisë? Disa këshilla

Krijo vetëbesim
Respektimi dhe pëlqimi i vetes është një hap i rëndësishëm që duhet marrë, në mënyrë që të ndërtosh marrëdhënie shoqërore të shëndetshme dhe jetëgjata. Mendo për vlera që çmon te vetja. Nëse ndihesh rehat me veten, e reflekton dhe te të tjerët.

Gjej diçka pas së cilës mendon se je i apasionuar
Bëhu pjesë ndonjë kursi gjuhe në qoftë se ju pëlqejnë gjuhët e huaja ose bëj punë vullnetare në ambient të hapur nëse ju pëlqen natyra. Këto janë vendet në të cilat mund të lidhni miqësi.

Tregoje prezencën tënde
Mbani mend, kush nuk guxon- nuk fiton. Nuk klasifikohet si humbje nëse humb dikë që as s’të përshtatej si shok. Kjo nuk quhet ‘e humbur‘, quhet ‘e provuar‘.

Takohu në vende asnjëanëse
Direkt pasi ke bërë hapin e parë dhe ke ftuar dikë për t’u ritakuar, zgjidh një ambient asnjëanës për të kaluar kohën. Kjo gjë redukton presionin që do të kishit nëse do ta kishit ftuar në shtëpi dhe ju jep më shumë kohë për t’u fokusuar të njëri-tjetri.

Bëj pyetje
Nëse dëshiron që të bëhesh popullor, pyeti ata rreth vetes dhe dëgjoji me vëmendje kur përgjigjen. Rrallë gjen dëgjues të mirë ditët e sotme. Është pasaporta më e mirë e mundshme drejt një shoqërie të vërtetë.

Mos ki pritshmëri të larta.
Një gabim i rëndomtë që e bejmë shpesh janë pritshmëritë tepër të larta nga një person. Do të ishte më e shëndetshme po të tregoheshit më realist dhe të kishit një shumëllojshmëri shokësh për arsye të ndryshme./Bota.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...