DIKUR I LIDHUR ME ALBËN, SOT DIJEDONI ZBULON PLANET PËR MARTESË ME KOLEGEN E PUNËS

Çifti Alba dhe Dijedoni kanë qenë një ndër më të komentuarit në edicionin e 8 të Big brother.

Mirëpo, edhe pas kaq vitesh jeta e tyre zgjon interes.

Së fundmi, Dijedoni ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar se tashmë është çmendurisht i dashuruar me kolegen e tij që e ka njohur në klinikë.

Ai ka zbuluar dhe planet për martesë, por që nuk janë shumë konkrete.

‘Gjërat e bukura vijnë ngadalë, besoj unë. Është një kolege e imja që jemi njohur në klinikë. Pastaj avash-avash e kemi zhvilluar marrëdhënien. Por do e shpalos me kalimin e kohës. Për dashurinë nuk ka njësi matëse dhe rrjedhimisht nuk mund të vlerësojmë asnjëherë se sa shumë jemi të dashuruar. Por unë veten time po e shoh në një gjendje të paimagjinuar e të paprovuar më parë, sa i përket dashurisë. Tek ajo më tërheq çdo gjë, absolutisht çdo gjë që posedon. Sepse dashuria dhe ajo shkëndija e parë për dikë nuk pyet se kush është apo çfarë pune bën, por të vjen natyrshëm’, ka thënë ish banori.

‘Hmmm, plane tamam, tamam konkrete, akoma jo. Për asgjë deri më tani nuk kemi bërë plane, kështu që vazhdojmë t’i bëjmë gjërat ashtu siç do i ndiejmë. Por që do të ketë ndryshime besoj’, kashtuar më tej.

Ndërkohë Alba vazhdon me angazhimet e saj në televizion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...