DENONCIMI I FORTË I BERISHËS: ESKORTA SHTETËRORE PËRPLAS QYTETARIN DHE E LË ANËS RRUGËS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë pak më parë sipas të cilit një eskortë shtetërore ka aksidentuar një qytetar dhe e ka lënë në anë të rrugës.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha, thuhet se eskorta e policisë që po shoqëronte ministrin serb Daçiç dhe presidentin e Republikës Srbska në Bosnje Dodik ka përplasur shtetasin Shkëlxen Tota afër Sanatoriumit dhe e kanë lënë në gjendje të rëndë anës rrugës.

Ndërkohë nga Policia nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë aksident të ndodhur dje, sipas mesazhit në orën 02:30.

‘Narkopolicia aksidenton qytetarin dhe e braktis ne rruge ne gjendje kritike dhe si kriminele fshehin krimin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje zoti Berisha, Dje rreth ores 2:30, afër Sanitariumit, eskorta e policis duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin , ka përplasur një qytetar i quajtur Shkelxen Tota. Dhe e kan lën si qen nê rrugë , ndihmëm e parë e ka mar nga kalimtaret, Dhe ndodhet në gjendje Kritike te Reanimacioni Traumës’, shkruan Sali Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...