Shenjat që tregojnë se jeni në lidhjen e duhur dhe asnjëherë nuk do të ndaheni

Ne shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar se si ta njohim një person apo lidhje toksike, por ne gjithashtu duhet ta dimë se si duken gjërat e mira në një lidhje.

Prandaj, në vend se t’i kërkoni tërë kohën shenjat toksike te një person apo lidhje, ndonjëherë është mirë të përqendroheni në shenjat e mira.

Më poshtë i keni disa shenja që tregojnë se jeni në një lidhje të përsosur dhe ndarja nuk është opsion.

Ju fjaloseni

Jo, jo shumë shpesh. Dhe jo, nuk fjaloseni në mënyrë të egër. Por, nëse fjaloseni është shenjë se që të dy keni mendime të pavarura dhe jeni mjaftueshëm të fortë për të qëndruar prapa tyre. Kjo është gjë e mirë. Nëse nuk fjaloseni asnjëherë, atëherë kjo është shenjë se dikush prej jush po fsheh diçka, ose po i fsheh ndjenjat ose nuk po bëhet i sinqertë për mendimet e veta.

Nuk i fshihni të metat

Askush nuk është i përsosur. Por, nëse gjithmonë provojmë ta bindim dikë se jemi dikush tjetër, atëherë kjo është shumë e dëmshme për lidhjen. Në një lidhje të përsosur, ju duhet të jeni të hapur për çdo gjë me njëri-tjetrin dhe ta dashuroni njëri-tjetrin pavarësisht të mirave e të këqijave.

Komunikoni rreth seksit

Komunikimi është çelësi për të ndërtuar një lidhje të shëndetshme e të lumtur – dhe nuk përfshin vetëm komunikimin jashtë dhomës së fjetjes! Që të dy partnerët duhet të jenë të hapur dhe të kënaqur në aspektin seksual sepse kjo kontribuon shumë në lumturinë e përgjithshme.

Ia respektoni privatësinë njëri-tjetrit

Po, jeni një çift i lumtur, por prapëseprapë mbeteni dy individë të ndryshëm të cilët kanë të drejta privatësie. Kjo nënkupton se nuk ia kontrolloni celularin njëri-tjetrit dhe gjëra të ngjashme.

I besoni njëri-tjetrit

Besimi është gjëja kryesore në lidhje! Pa besim nuk mund të ketë elemente tjera pozitive të cilat e mbajnë bashkë një lidhje. Nëse nuk mund t’i besoni personi me të cilin jeni, atëherë më mirë të ndaheni menjëherë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...