“Profesioni na “vodhi” rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë”

TIRANE

Mjeku specializant në QSUT, Nini Dede ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, të paralajmëruara nga qeveria.

“U bënë disa ditë që nga “zbulimi” i famshëm i projektligjit për disa ndryshime ne Kodin Penal, në të cilin sensacioni i burgut 7 vjet për mjekët, “kënaqi” shumë klikues “të verbër” nga propoganda antimjek e politikës gati 30 vjecare pseudodemokratike, e cila fatkeqësisht vazhdon të lulëzojë edhe në ditët e sotme, në sinergji të plotë me mentalitetin po fatkeq, “të pafajshëm” të cdo bashkëkombasi qoftë brenda apo jashtë territorit shqiptar.” -shkruan doktor Dede, ndarsa ndalet edhe në fenomenin e ikjes së mjekëve nga Shqipëria

“Që profesioni i mjekut ka filluar te mos “lakmohet” me nepër botë, ka tregues mjaft të qartë. Mjafton të permendim shtetet Europiane simbol te zhvillimit ( jo vetëm ekonomik por multidisiplinar) si Gjermania apo Britania e Madhe, të cilat me cdo kusht, dita-ditës po implementojnë politika për tërheqjen e mjekëve të huaj drejt vendeve të tyre.

Po tek ne c’po ndodh ?! Fenomeni i ikjes së mjekëve tanë jo vetëm që nuk është një gjë e re e cila është shkruar e stërshkruar nëpër qindra faqe gazetash,portalesh apo statuse rrjetesh sociale, por duket se tashmë as vetë ne mjekëve nuk po na bën përshtypje (se shtetit dhe shtetasve ka kohë që jo ).

Duket se rrugëtimi i stërgjatë, që prej viteve të stergjata të studimit (6-11 vjet pas shkolles së mesme deri në diplomimin përfundimtar si specialist) dhe deri tek orët e netët e stërgjata pa gjumë të shërbimeve 24-orëshe,pranë pacientëve dhe larg familjes, kanë lodhur e dërmuar shpirtin e cdo mjeku. Ky i fundit përvec pages monetare të mbijetesës dhe përdhosjes së dinjitetit profesional,moral dhe intelektual, po “fiton” tashmë pa meritë nga politika edhe ushqimin falas të burgut të ardhshem të tij.

Aq shumë është lodhur shpirti i mjekut, sa nuk ka fuqi as të flaës e as të bërtasë, as të qeshë e as të qajë, as të drithërohet e as të mbrohet nga mungesa e buzëqeshjes së neserme e cila ndoshta do të konsiderohet neglizhencë.

Mesa duket në Shqipërinë tonë të tranzicionit të përjetshëm jo vetëm mjekësor, edhe Zoti ka hequr dorë nga “shpëtimi” i ketij profesioni të perkufizuar si profesion i lirë, por që në të vërtetë më mirë do te ishte të quhej : profesion i lirë i mbetur në tentativë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...