HOROSKOPI javor 6-12 MAJ sipas astrologes MERI, zbuloni shenjen me FAT te javes…

Dashi
Gjatë kësaj jave do hidhen hapa shumë të rëndësishme. Nëse keni qenë në pritje të një lajmi të madh çdo gjë do ju realizohet.

Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë.

Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër.

Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase.

Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë.

Në pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.

Demi
Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave.

Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni.

Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq.

Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten.

Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta.

Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Binjakët
Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje.

Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive.

Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë.

Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër.

Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.

Gaforrja
Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë.

Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme.

Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi.

Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje.

Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet.

Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës.

Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Luani
Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe.

Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime.

Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë.

Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë.

Pak me shumë kujdes duhet të bëjnë diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Virgjëresha
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente.

Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme.

Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes.

Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment.

Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë.

Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Peshorja
Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë.

Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara.

Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa.

Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para.

Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar.

Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Akrepi
Fati dhe arritjet do jenë pjesë e kësaj jave. Do i hapni edhe më shumë dyert për bashkëpunim me të tjerët.

Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më mirë me partnerin dhe do e kuptoni se e keni pasur gabim për ato që keni menduar.

Nuk do mendoni më për ndarje. Ju beqarët do ndiheni më mire këtë javë. Do realizoni takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndieni më vetminë.

Në planin financiar situata do lërë për të dëshiruar dhe kjo për shkak të pamaturisë tuaj me shpenzimet.

Për shëndetin do jetë periudhë e mirë. Do keni imunitet dhe rezistencë të mirë fizike e morale.

Në punë yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas të mërkurës mund të fitoni edhe një pozicion të ri me më tepër të ardhura se më parë.

Shigjetari
Mënyra sesi do shpreheni dhe gjestet që do bëni mund të sjellin probleme këtë javë. Jeta në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar.

Kujdes duhet bërë ditën e martë dhe të mërkurë sepse partneri do jetë me nerva dhe mund të këmbëngulë për disa gjëra.

Më mirë hapni rruge. Nëse jeni beqarë nuk duhet t’i jepni fjalën dikujt apo të bëni premtime, por duhet të njiheni sa më mirë me ta para se të hidhni hapa.

Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë përkujdes dhe maturi që të mundeni edhe pse në fakt do merrni para nga të afërmit.

Për shëndet të mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta atleti. Do e shihni që do ndiheni sikur keni rilindur. Në punë do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet falë vendosmërisë dhe këmbënguljes.

Bricjapi
Do merrni dhe do përcillni energji pozitive gjatë kësaj jave. Komunikimi dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta.

Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj në çift dhe do e bëni partnerin të ndihet mirë në çdo moment.

Durimi do jetë një nga gjërat që ai do e adhurojë. Për ju beqarët gjithçka do varet nga sjellja juaj.

Po u treguan të hapur dhe po nuk kërkuat perfeksionin keni për ta gjetur personin e duhur. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase.

Do jeni më të qetë kur të shpenzoni. As shëndeti nuk do ketë shqetësime, përkundrazi do jeni energjikë dhe plot imunitet.

Në pune do bëni mirë të përqendroheni tek gjërat thelbësore, pasi po u morët me detajet do humbisni kohën kot dhe nuk do e përfundoni në kohë detyrën e dhënë.

Ujori
Ndonjëherë është më mirë t’ia mbathni nga vendi ku jeni dhe të bëni çdo gjë ndryshe.

Kjo javë do jetë shumë më ndryshe nga më parë për juve që jeni në një lidhje. Do jeni të logjikshëm dhe do i pranoni gabimet që keni bërë.

Ju beqarët do realizoni takime interesante të cilat kanë për të ndryshuar rrënjësisht të ardhmen. Emocionet do shumëfishohen.

Financat do jenë akoma më të begata falë një trashëgimie që do merrni. E kishit ëndërruar prej kohësh këtë gjë.

Shëndeti për fat të keq nuk do jetë i mirë. Do keni dhimbje grykësh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Bëni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash.

Në punë do jeni ekip i fortë dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë që keni arritur.

Peshqit
Para se të hidhni çdo hap, reflektoni dhe mendohuni mirë këtë javë. Ndani ndonjë mendim edhe me miqtë e ngushtë.

Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë.

Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll.

Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar.

Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...