“Na kanë gënjyer!”/ 7 Rastet Kur na Nxitën të Besojmë Gjënë e Gabuar

Mitet pseudo-shkencore nuk zëvendësohen lehtësisht me fakte të forta. Rekomandohet që të bëjmë të paktën 10.000 hapa çdo ditë, të blejmë ushqime pa gluten dhe të pimë lëngje vetëm 30 minuta pas drekës. Megjithatë, të gjitha këto besime duket se nuk kanë mbështetje shkencore. Ju kemi listuar 7 ide të gabuara që besohen gjerësisht si fakte shkencore:

1. Gluteni është i keq për shëndetin tuaj

Shkencëtarët krahasuan më shumë se 650 produkte pa gluten me ekuivalentët e tyre të rregullt dhe zbuluan se produktet pa gluten përmbajnë më shumë kalori, sheqer, yndyrë dhe më pak proteina.

Ka njerëz që iu duhet të konsumojnë ushqime pa gluten për shkak të alergjive të tyre ose nëse vuajnë nga sëmundja Celiac. Gluteni mund të shkaktojë dëmtim të zorrëve të tyre të holla (rreth 1 në 100 njerëz vuan nga kjo sëmundje).

Për njerëzit e shëndetshëm, kufizimi i numrit të ushqimeve me gluten mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

2. Qymyri i drurit ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës nga të pirët

Simptomat e dhimbjes së kokës nga të pirët shfaqen kur alkooli në mëlçinë tuaj kthehet në acetaldehid toksik dhe pastaj ky i fundit futet në gjakun tuaj.

Qymyri i drurit thith toksinat brenda trupit tuaj dhe nxit largimin e tyre të shpejtë përmes zorrëve. Megjithatë, është efektiv vetëm gjatë orëve të para pas helmimit. Është një ide mjaft e pakuptimtë të përpiqeni ta përdorni atë herët në mëngjes.

Për të lehtësuar një dhimbje koke, ju mund të merrni ilaçe anti-inflamatore jo steroide si Ibuprofen, Diclofenac dhe Naproxen (mos merrni Paracetamol: ajo nuk përzihet mirë me alkoolin) dhe pini shumë ujë.

3. Ka ushqime me kalori negative

Selinoja, grejpfruti, brokoli, domatja dhe kastravecat quhen ushqime me kalori negative, por nuk ka prova shkencore për ta mbështetur këtë fakt. Pavarësisht se ato kanë pak kalori (nga 7 në 30 kalori për 100 g), trupi juaj ka nevojë për më pak energji se zakonisht.

Mund të shpjegohet me faktin se këto produkte përmbajnë shumë ujë dhe fibra që nuk kërkojnë shumë energji për tu tretur.

4. Ju nuk duhet të pini ujë gjatë të ngrënit

I gjithë uji që pini gjatë të ngrënit ndihmon për të shtyrë pjesë të ushqimit poshtë ezofagut në stomak. Ai gjithashtu thyen pjesë të mëdha të ushqimit dhe përcjell acide dhe i fermenton.

Uji hollon sekretimin e lëngut gastrik, por nuk ndërhyn me punën e stomakut. Ky i fundit rregullon përqendrimin e lëngut gastrik; një gotë uji do t’ju ndihmonte të tresni ushqimin tuaj siç duhet.

5. Sapunët kallëp transmetojnë baktere

Asnjë sapun nuk transmeton baktere. Edhe nëse një person me virusin Ebola përdor një këllëp sapuni, keni ende siguri që ta përdorni atë.

Një grup shkencëtarësh kryen një eksperiment: ata vendosën bakteret në një kallëp sapuni, lanë duart dhe ia dhanë sapunin një pjesëmarrësi tjetër të eksperimentit. Si rezultat, ata nuk gjetën ndonjë bakterie në duart e pjesëmarrësve.

6. Antiperspirantët janë të rrezikshëm

Antiperspirantët janë të efektshëm vetëm kur përbërësit bllokojnë poret nga ku del djersa. Në vitet ’60, besohej gjerësisht se alumini mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.

Shoqata Alzheimer pohon se studimet nuk kanë provuar se alumini luan ndonjë rol në zhvillimin e sëmundjes; prandaj, nuk ka ndonjë arsye shkencore për të hequr qafe antiperspirantët.

Njerëzit gjithashtu besonin se antiperspirantët mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave. Ky mit u dëbua nga shkencëtarët e National Kidney Foundation. Ata shpjegojnë se është e pamundur të thithësh kaq shumë alumin përmes lëkurës për të dëmtuar veshkat.

Gjithashtu, alumini dhe parabenët në antiperspirantë fajësoheshin për zhvillimin e kancerit të gjirit. Ky mit u demaskua edhe nga specialistë të National Cancer Institute.

7. Ju duhet të bëni të paktën 10.000 hapa çdo ditë

10,000 hapa është një numër i rastësishëm që u shpik nga japonezët për të promovuar një njësim të ri hapash në mes të viteve 1960. Një rritje e tillë e aktivitetit mund të ketë pasoja negative për personat me sëmundje kronike, të moshuarit, njerëzit me diabet ose ata që janë mësuar me një mënyrë jetese sedentare.

Disa studime tregojnë se për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, duhet të bësh çdo ditë nga 5.000 deri në 8.000 hapa. Shkencëtarët u përpoqën të numërojnë një numër të saktë të nevojshëm dhe pohojnë se këshillohet që të bëhen të paktën 7.500 hapa në ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...