Finiq/ Gjuha shqipe turpërohet në Jug, historiani ngre alarmin: Skandal, doni më për Edi Ramën?

Tabelat e treguesve në sinjalistikën rrugore të përdorura në Finiq kanë hapur një debat të madh. Përdorimi i gjuhës greke para asaj shqipe është skandali më i madh në kohët e fundit përsa i përket shkrimit të toponimeve.

Një çështje të tillë e ngre historiani Arben Llalla, i cili e quan skandalin më të madh të përdorimit të gjuhës.

Sipas tij, toponimet, apo siç i quan ai shënjimet treguese të vendeve po keqpërdoren në jug të Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook ai ka dalë në konkluzionin se në këtë zonë të Finiqit, gjuha greke mund të konsiderohet zyrtare, pasi është e para në tabelat emërtuese.

Po sipas tij, gjuha shqipe në të tilla kushte ka humbur statusin si gjuhë shëtitore. Teksa për të gjitha këto, çon fajin tek kryeministri Edi Rama që lejon diçka të tillë që të ndodhë.

Ja postimi i tij i plotë:

Gjuha shqipe sipas tabelave në Jugun e Shqipërisë e humb statusin si gjuhë shtetërore dhe quhet gjuhë pakice kombëtare. Pra, greqishtja quhet gjuhë primare në jugun e Shqipërisë sepse gjithnjë e para shkruhet gjuha zyrtare shtetërore.
Shikoni tabelat, bëhet fjalë për Bashkinë e Finiqit.
DONI MË PËR EDI RAMËN?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...