Një grua tras.gjinore, e cila ka lindur me gjysmën e trupit, e pati të vështirë për shumë vite që të gjente dashurinë.
Por, tashmë 27-vjeçarja, e cila biologjikisht ka lindur mashkull, ka gjetur më në fund gjysmën e saj më të mirë.
Piyah Martell nga Sacramento, Kalifornia, erdhi në jetë me një defekt lindjeje të quajtur “sacral agenesis.”
Anomaliteti ndikon në pjesën e poshtë të rruazave kurrizore, që do të thotë se shpina dhe këmbët e Piyah nuk u zhvilluan plotësisht në mitër.
Trupi i saj duket sikur mbaron tek beli.
Gjithsesi, ajo i përdor duart për të ecur dhe veç tyre përdor edhe një skateboard si ndihmës.
Duke mos e kufizuar veten për shkak të mungesës së këmbëve, Martell e kalon kohën duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet rreth aftësive të kufizuara në komunitetin LGBTQ +.