“Do të vd.es, i mbytur në borxhe…”/ Vargjet e Xhevahir Spahiut që “të thyejnë” zemrën

Në rrethet letrare dhe akademike Xhevahir Spahiu është poeti më i dashur.

Pa e bezdisur lexuesin me “biografinë e thatë” të Xhevahir Spahiut që mund ta gjejë kollaj çdokush në internet, do të ndalemi vetëm tek 3 vlerësime që janë bërë për këtë autor, nga personalitete po aq madhështorë sa ai.

– “Poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse”, ka thënë Dritëro Agolli për Xhevahir Spahiun.

– “Talenti i tij poetik luksoz e identiteti krijues i pakrahasueshëm, bashkon rreth vetes tematikën me një përsosmëri të vazhdueshme të gjykimit të tij…”, theksoi Ante Popovski, në Shkup, 1998

– “Energjiku Xhevahir Spahiu nuk është poet-murg dhomash të mbyllura apo i një vetmie të humbur në mendime. Poezia e Xhevahir Spahiut, e këtij “enfant terrible” të letërsisë shqiptare është e fuqishme dhe solide, por njëkohësisht është poezi e ngjyrimeve dhe shkallëzimeve kuptimore”, ka thënë Robert Elsie (Historia e letërsisë shqiptare, Nju Jork 1995).

Ndërsa në vijim, do të mund të gjeni 5 poezi të Xhevahir Spahiut, vargjet e të cilave përdoren shpesh edhe sot e kësaj dite, në situata të caktuara.

Në krye të listës, supershendeti.com ka radhitur si më të preferuar poezinë “Borxhet e mia”, e cila mbetet hit edhe sot e kësaj dite…

BORXHET E MIA
Do të vd.es,
do të vde.s i mbytur në borxhe,
s’është asgjë mbytja në lumë, a në dhomat e gazit

I kam borxhe nënës që s’ia ngrita va.rrin,
i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën,
i kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën,
i kam borxhe kri.mit që s’i vura emër.

Do të v.des,
do të vd.es i mbytur në borxhe.

I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr
i kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët,
i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla pl.agët
i kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragu
terrin e një kohe të largët.

Do të vd.es,
do të vd.es i mbytur në borxhe.
U kam borxh të gjallëve,
u kam borxh të vde.kurve;
gurin e va.rrit e shes
të laj borxhet.

Dhe vë pikën këtu.
Tani mund të flisni
për borxhet që më kini ju.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...