Veliaj-studenteve: Në kampus ka motel me orë, ju jeni goca dhe e kuptoni se ç’do të thotë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryeministri Rama qenë një vizitë mëngjesin e sotëm në konviktet e “Qytet Studentit”. Edhe në këtë takim me studentë, Veliaj ka sulmuar Rektorin e UBT-së, Bahri Musabelliun.

Gjatë bashkëbisedimit me disa studente, Veliaj tha se në kampusin e UBT-së ka motel, dhe ndërsa po e shpjegonte këtë situatë ai iu drejtua vajzave që kishte përballë: Po motel me orë, ju jeni goca dhe e kuptoni shumë mirë se çfarë do të thotë.

Fjalët e Veliajt:

Edhe në debatin që kam patur me rektorin i kam thënë që duhet të jetë konsistent, pasi aty dikur është ndërtuar një motel, po motel me orë dhe jeni goca dhe e kuptoni se ça po them, motel me orë brenda në kampus. Po të isha unë prind që të kisha gocën aty nuk mund të lejoja që fëmiaj im të shkonte në një shkollë ku ka motel afër, do e kapja për fyti atë që drejton këtë universitet.”

Në Kodër-Kamëz në fidanishten e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, do të ndëtohet një shkollë e cila ka përplasur palët. Stafi i universiteti dhe studentët janë kundër ku edhe ditën e djeshme ka pasur përplasje, ndërsa bashkia dhe banorët janë shprehur pro këtij ndërtimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...