Rikthehet në krye të Vllaznisë, Canaj: S’e kam menduar dorëheqjen, problematikat do zgjidhen

I qetë, i pashqetësuar e madje edhe me buzëqeshje u shfaq trajneri Agim Canaj. Pas ca ditësh në Angli timonieri i Vllaznisë u rikthye në stërvitje. Në dukje Canaj shfaqej sikur kishte harruar plotësisht kërcënimin ndaj tij. Madje trajneri tha se ka shkuar në Angli këto ditë për të qenë i pranishëm tek diplomimi i vajzës së tij.

Kërcënimin ashtu si klubi Vllaznia edhe vetë Canaj u përpoq ta kalojë me butësi ndërsa duart në fut dhe të gjitha skenat e tjera preferon t’i cilësojë si normale. Trajneri Canaj nuk e quan as skandal atë që i ndodhi.

Në stërvitjen e Vllaznisë erdhën edhe administratori

Suad Lici dhe drejtori teknik turku Engin Firat. Edhe në këtë seancë stërvitore nuk munguan tensionet si pasojë e pretendimeve të lojtarëve për aktivizim. Trajneri Canaj foli edhe për vazhdimësinë e Vllaznisë duke thënë se objektiv është dalja në Superligë.

Pa u bërë një javë në Shkodër trajneri i Vllaznisë Agim Canaj u kërcënua të paktën 3 herë por qoftë vetë trajneri, klubi dhe bashkia nuk kanë bërë asnjë denoncim dhe po e kalojnë këtë skandal të ndodhur pa shumë zhurmë nga ana e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...