Harrojeni Botox-in, kjo është maska natyrale që ju rinon me 10 vite

Në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit, fytyra është ajo që pëson e para veprimin e radikaleve të lira, rrezeve të diellit, por edhe përbërësve toksikë që gjenden në ajër, në produktet kozmetike etj.

Si rrjedhojë, me kalimin e viteve ajo humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudhat e para në lëkurë. Për këtë arsye, Living ju propozon një super maskë që do vepron më shpejt se çdo trajtim Botox.

Për të përgatitur maskën me efekt shtrëngues, ju nevojiten: 1 vezë, 1 lugë gjelle vaj argani, 1 kapsulë vitaminë C ose 15 pika lëng limoni dhe 10 pika vaj esencial vaj temjani.

Përgatitja: Rrihni fillimisht vezën dhe shtoni një nga një përbërësit e tjerë. Këshillohet që vitaminë C ta lini për në fund, pasi veza dhe vajrat esencialë janë lidhur me njëri-tjetrin.

Pasi ta keni përzier mirë e mirë, ruajeni në frigorifer për të paktën 24 orë. Mund ta filloni ta përdorni nga dita e nesërme. Mjafton që ta lini të pushojë jashtë frigoriferit për 30 minuta dhe më pas ta aplikoni direkt në lëkurë. I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj, të cilët do t’i shpjegojmë si më poshtë.

Veza është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese, si proteina, hekur, magnez, vitamina B2,B3,B6 dhe B12, A, D dhe E, zink dhe kalcium.

Të gjithë këta përbërës ushqejnë lëkurën, nxisin prodhimin e elastinës dhe parandalojnë veprimin e radikaleve të lira, si dhe kanë efekt shtrëngues. Nga ana tjetër, vaji i arganit është i pasur me shumë antioksidantë, acide yndyrore oleine dhe linoleike, të cilat e bëjnë lëkurën më të shndritshme dhe të hidratuar.

Vitamina C, njohur ndryshe si acidi askorbik, rigjeneron lëkurën e fytyrës, eliminon qelizat e vdekura, eliminon njollat kafe dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Vaji i temjanit me të drejtë meriton të quhet “ Mbreti i Vajrave “. Ky vaj është përdorur që në kohët e lashta si një vaj esencial shumë i çmuar dhe i vyer për cilësitë e tij. Ai ka në përmbajtjen e tij përbërës me veti antioksiduese që rigjenerojnë lëkurën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...