4 Modelet e flokëve që do të bëjnë namin në 2019 dhe kete nuk e themi ne.
Stilistja e flokëve Clayton Hawkins, e cila kujdeset dhe për imazhin e shumë personazheve të njohur të Hollywoodit si Laura Harrier, Elizabeth Olsen, Maddie Ziegler dhe Karla Souzës ka parashikuar tendencat më të mëdha të flokëve për 2019 që janë këto:
Modeli “bob” i rrumbullakosur :
Ndryshe nga ai bob në formën e shkronjës A që kemi parë shumë gjatë viteve të fundit, ky version është më i butë dhe më femëror.
Balluket në formën e “perdes”:
Dëshironi një ndryshim, por nuk doni të prisni të gjithë flokët tuaj atëherë këto balluke mund të jetë vetëm opsioni i përsosur për ju. Ky model i ndarë në mes është një stil klasik.
Gërsheti i gjatë:
Ky është një stil mbrojtës për flokët tuaja nqs ato janë të dëmtuara. Gërsheti është i njohur për ndihmesën që i jep flokëve për tu zgjatur më shpejt.
Flokët e “lagur”:
duken të tillë por nuk është e thënë të dilni me kokës të sapo larë. Ky është një stil i guximshëm por dhe shumë i thjeshtë që të bëhet në shtëpi me produkte të caktuara.