Pas 10 vitesh single, femra më e bukur në botë kërkon burrë

43 vjeçarja Charlize Theron ka bërë një deklaratë publikisht, ku thotë se është në kërkim të një partneri.

“Meshkuj, hajdeni” ,është apeli i Charlize Theron, një nga femrat më të bukura në botë, e cila tha per ‘Entertainment Weekly’ se është në kërkim të dashurisë.

Aktorja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin “Entertainment Tonight” ku ka promovuar komedinë e saj të re dhe veç kësaj ka treguar se ka 10 vjet që qëndron beqare, por tani është moment të gjej dikë. Ajo e ndjen të domosdoshme që dikush të shfaqet në jetën e saj.

“Unë jam në dispozicion. Dikush duhet të më dalë përpara dhe të përpiqet të më fitojë“, tha fituesja e çmimit ‘Oskar’ për filmin “Monster” të vitit 2014.

Me pak fjalë, Charlize është gati t’i hapë krahët dashurisë, por ajo është aq e bukur sa i frikëson meshkujt. Prandaj e ka parë të arsyeshme që të bëjë edhe një apel për të gjithë ata që i frikësohen bukurisë së saj.

“Unë jam beqare prej 10 vjetësh dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”, u shpreh aktorja.

Në fakt sipas kronikave rozë, ishte ajo që e la Sean Penn. Ky I fundit braktisi edhe gruan për Charlize. Përpara Penn, ylli i kinemasë botërore, kishte një histori me Stuart Toënsens, e përfunduar në vitin 2010.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...