LETRA E NJË NËNE/Biri im, e harrove nënën tënde, kam qenë shërbëtorja jote, sot jetoj e vetme

Më vjen turp të shkruaj, pas një pasigurie dhe pritjeje të gjatë, e mora lapsin disa herë, por lotët më pengonin. Disa herë kam ndalur lotët, por zemra nuk më lejonte. O biri im!

Pas një kohe të gjatë po të shoh se je rritur, je bërë më i pjekur dhe se i ke rregulluar gjërat. Unë e kam një të drejtë, të paktën ta lexosh këtë letër që po shkruaj për ty, e pastaj, nëse do, copëtoje ashtu siç ke vepruar me zemrën time.

Biri im! Para 25 viteve për mua ishte një ditë shumë e paharrueshme, atë ditë kur mamia më njoftoi se isha shtatzënë. Nënat e dinë mirë rëndësinë e këtyre fjalëve, është një përzierje e lumturisë dhe gëzimit me fillimin e shqetësimit dhe shumë ndryshimeve në organizëm. Pas këtyre momenteve, të kam mbajtur 9 muaj në barkun tim,

me vështirësi jam ngritur, me vështirësi kam fjetur, të kam ushqyer dhe vet kam marrë frymë me vështirësi, dhe përkundër kësaj, asgjë nuk ma ka ndalur dashurinë për ty. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë ajo rritej dhe mezi prisja të të shihja.

Të kam bartur, o biri im, me dhimbje pas dhimbjes, me vështirësi pas vështirësie, ju gëzohesha lëvizjeve tua (në stomak), i gëzohesha rritjes së peshës tënde, e cila për mua nuk ishte e vështirë. Ato qenë vuajtje të gjata, dhe më vonë erdhi dita kur nuk fjeta aspak, as nuk i mbylla sytë.

Pata aq shumë dhimbje të mëdha, sa që asnjë gjuhë nuk mund t’i përshkruaj. Disa herë jam përballur sy më sy me vdekjen, por pastaj u shfaqe ti, e qara jote u përzie me gëzimin tim dhe i largoi dhimbjet dhe plagët.

Biri im! Vitet kalonin me radhë, kurse unë të kam mbajtur në krahët e mi, të kam larë me duart e mia, ke fjetur në krahët e mi, të kam ushqyer me qumështin tim, unë kam mbetur pa gjumë vetëm që ti të flesh, e lodhur gjithë ditën të kam mbajtur, vetëm që ti të jesh i gëzuar, që me gëzim ta shikoj buzëqeshjen tënde, me padurim kam pritur që ti nga unë të kërkosh ndonjë gjë, e unë me gjithë zemër të ta jap, dhe këto për mua ishin kulmi i kënaqësisë.

Ditët dhe netët po kalonin, e unë vazhdova në këtë gjendje, si një gjidhënëse e lumtur, si një shërbëtore e vlefshme dhe të uritur, ndërsa ti u rrite dhe u bëre djalosh. Tek ti filluan të dalin shenjat e para të pjekurisë, ndërsa unë po kërkoja në gjithë vendin të gjeja për ty një nuse të bukur.

Erdhi dita e dasmës, por mua mu nda zemra në dysh, më rrodhën lot gëzimi për jetën tënde të re, por dhe për ndarjen nga ty. Kaluan ditë të vështira dhe tani po shoh se ti nuk je ai të cilin njoh, më ke mohuar dhe e ke harruar të drejtën time. Ditët kalojnë, kurse unë, nëna jote, nuk po të shoh, nuk po e dëgjoj zërin tënd. Po e urren personin i cili ndaj teje po sillet bukur.

Biri im! Unë po kërkoj shumë pak. Më kujto mua, të paktën në nivel të shokëve tu, më vendos edhe mua në listën e obligimeve të tua mujore, që të mund të të shoh sado pak!

Biri im! Jam dobësuar shumë, më kanë lodhur vuajtjet, edhe sëmundja më ka kapluar keq, me vështirësi po ngrihem, me vështirësi po lëviz dhe përsëri zemra ime po mbjell dashuri për ty. Nëse dikush një ditë të respekton, do t’i ishe mirënjohës gjithë jetën tënde,

kurse nëna jote që kaq shumë të mira të ka bërë në jetë, t’i nuk po ia vë veshin asaj, ajo sillet bukur me ty, kurse ti nuk po e shpërblen. Për shumë vite kam qenë shërbëtorja jote, kurse ti tani i ke harruar të gjitha, deri ku ka arritur arroganca jote, bir!

Biri im! Sa herë që dëgjoj diçka të mirë për ty, edhe unë gëzohem, sepse ti je trashëgimtari im, por po çuditem, a thua çfarë mëkati paskam bërë që nuk po më viziton, që nuk po viziton nënën tënde dhe nuk po don të më shohësh me sy. A ta kam mohuar ndonjë të drejtë tek unë?!

Më vendos së paku në pozitën e një shërbëtoreje të zakonshme dhe jepja mëritën e saj. Trego pak butësi ndaj meje, nënës tënde, ma jep shpërblimin tim dhe sillu mirë ndaj meje, sepse Allahu i do ata që janë të sjellshëm.

Biri im! Unë dua vetëm të të shoh, nuk dua asgjë më shumë se kaq. Më lejo që ta shoh pamjen e fytyrës tënde!

Biri im! Zemra po më qanë, kurse lotët vetë po më rrjedhin. Ti po e vazhdon rrugën e jetës tënde, ndërsa njerëzit po flasin për moralin tënd të mirë dhe për respektin tënd ndaj tyre.

Biri im! A nuk ka ardhur koha që zemra jote ta mëshirojë një plakë të shkretë, e cila ka vuajtur dhe të cilën dëshira për ty po e mbyt duke pritur. I ke shkatërruar ndjenjat e saj, ia ke lënduar zemrën aq shumë, sa që edhe lotët në sy i janë tharë.

Biri im! Unë nuk po ankohem dhe nuk po lutem kundër teje, nuk po e tregoj zemërimin tim. Nëse lutja ime i tejkalon retë dhe arrin te dyert e qiellit, atëherë do të arrijë edhe mallkimi im, pastaj mbi ty dhe familjen tënde do të derdhet gjithë fatkeqësia.

Jo, unë nuk do ta bëj atë, ti ende mbetesh shpirti im, lumturia ime dhe burimi i jetës sime. Të jesh i bindur për këtë, biri im. Flokët tua kanë filluat të zbardhën, do të kalojnë vitet edhe ti do të plakesh një ditë, e shpërblimi është sipas punës. Do t’i shkruash letër djalit tënd me lot në sy, ashtu siç po të shkruaj unë ty. Mos harro se te Allahu mblidhen ankesat.

O biri im! Ki frikë nga Allahu për nënën tënde, ndalja lotët e saj, gëzoje atë në fatkeqësinë e saj, e pastaj, nëse do, grise letrën e saj. Por mos harro kurrë, kush vepron mirë, e bën për vete, ndërsa kush sillet keq, dëmton vetveten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...