“E poshtëruar si të mos isha njeri”/ Fifi rrëfen të kaluarën e saj

Këngëtarja kosovare Filloreta Raçi, e njohur artistikisht si Fifi, ka rrëfyer së fundmi së fëmijëria e saj përmban shumë momenta të vështira,

ku shumë persona e kanë injoruar dhe poshtëruar. Përmes një postimi në “Insta Story”,

Fifi ka ndarë me ndjekësit që këto episode të hidhura i janë rikthyer në kujtesë gjatë një shëtitjeje të ndërmarrë nëpër Prishtinë, ku ka takuar një pjesë prej tyre.

“Duke ecur rrugëve të Prishtinës, si njëherë kur kam qenë studente, kur nuk përtoja as edhe një moment të punoja për të bërë diçka për jetën time. Ato momente m’u kthyen si déjà vu, kur i thashë vetes: “hajt ec përpara në qytet si një farë vakti”.

Aq e vogël u ndjeva, ndërkohë që të ma thirrin emrin e që t’më njohin kam luftuar gjithë këto vjet. Po takoj fytyra që jam rritur fizikisht me ta në prezencë e që më kanë poshtëruar me fjalë dikur e më kanë injoruar sikur të mos isha qenie njerëzore.

Ama unë u ndjeva krenare për veten, që kam luftuar me shpirt e tru, edhe ja ku jam sot…në rrugëtimin tim s’jam vetëm ama shpirtin tim nuk ma ka bërë askush”, ka shkruar Fifi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...