Juristja Eni Çobani, e cila mban të mbërthyer teleshikuesit çdo të diel me rubrikën “Shihemi në Gjyq”, është pikasur edhe për kurimin në detaje.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social “Facebook” disa foto ku shihet ndryshe; e veshur me një kostum sportiv.
Në radhët e komenteve të shumta, vëmendjen e tërhoqi ai i një sheiku, i cili e krahason bukurinë e Enit me atë të hënës.
E ndonëse replikat e juristes janë tejet rralla, ajo ka zgjedhur që këtë herë ta falenderojë sheikun për komplimentin e bërë.