E kishit menduar se gështenjat kurojnë gripin dhe diarrenë te fëmijët?

Frutat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese dhe dietike. Ato përmbajnë rreth 40% niseshte dhe mund të përdoren të freskëta, të ziera ose të pjekura.

Kokrrat e pjekura ose të ziera kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut e zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve të tjera, duke aktivizuar gjëndrat tretëse.

Rekomandohen, veçanërisht te fëmijët e vegjël, në rastet e diarresë. Për një efekt sa më të mirë kurativ, përdoren gjethet e thara të gështenjës që mblidhen në periudhën e lulëzimit, lëvorja e degëve të njoma, lulet mashkullore dhe kokrrat.

Kurimi i gjendjes gripale

Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësuese të kollës. Për këtë, merren 30 gjethe gështenje dhe zihen në 200 ml ujë, derisa të mbeten gjysma e sasisë së ujit. Nga lëngu i fituar pihet një filxhan kafeje, 1-2 herë në ditë.

Mosmbajtja e urinës

Merret një grusht me gjethe dhe një grusht me lëvore gështenje dhe zihen në një litër ujë, për gjysëm ore. Nga lëngu i përftuar pihet një filxhan çaji në mëngjes esëll, për 10-15 ditë.

Kurimi i dizenterisë

Lëvoret e degëve të gështenjës janë një ilaç i mirë kundër çdo forme të dizenterisë dhe rasteve me hemorragji, nëse përdoren në këtë mënyrë:

Merren 30-80 gr lëvore degësh dhe zihen në një litër ujë, për gjysëm ore. Nga çaji i përftuar pihet 3-4 gota në ditë. ai përdoret me sukses edhe kundër dhimbjeve të syve, duke i shpërlarë së jashtmi me të.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...