Kur mollët e festave jepeshin me autorizim

Nga Albana Lifschin

Nuk mbaj mend se në ç’klasë kam qenë, por atë ditë hyra me vrull në shtëpi dhe e zëmëruar përplasa mbi tryezë rrjetën me mollë. Nëna dhe gjyshja u habitën.

– Mos më çoni më mua për të blerë mollët e 5 Majit!

Isha skuqur në fytyrë dhe zemra po më rrihte fort nga vrapi dhe nga shqetësimi.

– Çfarë ke, moj xhan? – pyeti nëna.

– Të gjithë rrinin në radhë për të blerë ushqime, kurse shitësja thërriste me zë të lartë: ”Kush është familje dëshmori të vijë përpara për të marrë mollët e 5 Majit”.

Kur unë dola nga radha dhe iu afrova banakut, një grua tha: “Po pse, vetëm këta kanë të drejtë të hanë mollë, ne s’paskemi?”

Sikur e kisha fajin unë! Nuk shkoj më për të blerë mollë!

Kishte nja tre vjet që na i zinin në gojë mollët e 5 Majit. Nuk kishte mollë në treg prandaj familjeve të dëshmorëve u jepeshin nga 2 kg me autorizim për të gostitur ata të qeverisë që do të vinin për vizitë. Nëna i vinte në një pjatancë mbi bufe, dhe askush nga ne s’guxonte t’i prekte deri sa te ikte ajo ditë.

Dikur kishte mollë për të gjithë. Nxënësit blinin mollë të kuqe te karroca e Bixhit, para portës së shkollës. Bixhi u hidhte mollëve sherbet sipër. Sherbeti i kuq ngrinte mbi to dhe ne i lëpinim deri sa shtresa e sherbetit zhdukej.

Gjyshja lëshoi një psherëtimë, zuri me dy gishtërinjtë filxhanët e kafesë që sapo kishin pirë dhe i vuri në lavapjatë duke i thënë mamase:

– Laj një kokërr mollë e jepja vajzës!

Nesër asht ditë kafesh, nuk asht ditë mollësh!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...