HYRJELAJMECili është Dallimi Midis një Hoteli me 4 Yje dhe Atij me...

Cili është Dallimi Midis një Hoteli me 4 Yje dhe Atij me 5 Yje

Dallimi i vërtetë midis një hoteli me katër yje dhe pesë yje. Është paksa më e ndërlikuar nga sa mund të mendoni.

Kur rezervoni për pushime, gjetja e hotelit të përsosur është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit. Nëse jeni duke kërkuar në një hotel me dy yje dhe një hotel me katër yje, dallimet do të jenë shumë të dukshme. Por nëse jeni të dyzuar mes të rezervimit të një hoteli me pesë ose katër yje, dallimet janë pak më delikate.

Për fat të keq, nuk një ka vlerësim standard për hotelet. Çdo kompani përdor kriteret e veta për të vlerësuar hotele të ndryshme, kështu që një hotel me pesë yje në një faqe mund të jetë vetëm një hotel me tre yje në një faqe tjetër.

Expedia.com, merr parasysh reagimet e klientëve kur rendisin hotelet dhe është një faqe e besueshme për të kërkuar komente të sinqerta.

Faqja paraqet një sistem të vlerësimit të yjeve për secilën nga 100,000 plus pronat e tyre në mbi 1,000 qytete në mbarë botën. Për hotelet e vendit, ata përdorin sistemin e tyre të yjeve bazuar në të dhëna të vjetra.

Nëse në ndonjë prej pronave ngrihen shqetësime, ata dërgojnë inspektorë për te siguruar se vlerësimi i tyre është i saktë. Për hotelet e huaja ata përdorin sistemin e standardizuar të vendit ku ndodhet.

Në faqen e saj, Expedia deklaron se hotelet e tyre me katër yje shpesh kanë shërbime, ku përfshihet një portier, shërbimi i palosjes sipas kërkesës dhe shërbim në dhomë 24 orë.

Dhomat zakonisht kanë shtretër të mëdhenj, shtroja shtesë, minibare, kasaforta, dyshekë cilësorë, rrobë banjo, dhe produktet më të mira për banjë.

Mund të jenë të pranishme në dhomën tuaj ose në hollin e hotelit edhe detaje arkitekturore gjithashtu duke përfshirë ornamente druri, veprat e artit, dhe punime graniti mermeri.

Çdo vendpushim i vlerësuar me katër yje zakonisht ofron qëndra spa-je me shërbim të plotë, fusha golfi, fusha tenisi, qëndra kujdesi për fëmijët dhe pishina ku mund të shërbehet dhe ushqim.

Me një hotel me pesë yje, ju do të merrni pak më shumë. Expedia deklaron se lehtësitë në hotelet e tyre me pesë yje përfshijnë gatime ekspertësh, spa luksoze dhe klube me shërbime të plota shëndetësore me dhoma me dollapë luksozë.

Stafi i kualifikuar hoteli gjithmonë i disponueshëm, dhe që do t’u drejtohet mysafirëve me emër.

Karakteristika të tjera mund të përfshijnë regjistrim më të përmirësuar, një komoditet të mirëpritur dhe shërbëtorë.

Dekori në dhoma është elegant dhe ka shumë të ngjarë të ketë pajisje elektronike në dhoma si telekomandë për krevatin për perdet.

Dhomat do të kenë banjo të mëdha me ndërtime mermeri dhe me pajisje të tilla si lavamanë të dyfishtë dhe tualete të mbyllura. Ju gjithashtu mund të gjeni shërbime me markat më të fundit të spa-së .

Vendpushimet me pesë yje do të kenë fusha golfi, qendra tenisi, klube shëndetësore me trajnerë personalë, spa luksoze, aktivitete kulturore dhe kampe ditore për fëmijë.

Ndërsa dallimet janë delikate dhe ndoshta nuk ka rëndësi për një mysafir tipik, përmirësimi nga një hotel me katër yje në një hotel me pesë yje mund t’i çojë pushimet tuaja në një tjerër nivel, por do të vijë me një çmim.

Kur rezervoni, mbani mend se ku do ta kaloni shumicën e kohës tuaj. Nëse po eksploroni zonën ku jeni në vend që të shpenzoni pjesën më të madhe të kohës duke shijuar lehtësirat hoteliere, ndoshta ka më shumë kuptim që të shkoni në një hotel me katër ose tre yje.

Vetëm sigurohuni që të mos prenotoni një nga këto zinxhirët e hoteleve me reputacionin më të keq.

TE TJERA

spot_img