I shprehin publikisht ‘dashurinë’ njëri-tjetrit, ja ç’po ndodh mes këngëtarëve Anxhela Peristerit dhe Mateus Frrokut

512

Këngëtarja më e pëlqyer e momentit Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku janë dy kolegë që përveç se i bashkon muzika, i bashkon dhe miqësia disavjeçare që kanë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit këngëtarët në fjalë janë parë shpesh nën praninë e njëri-tjetrit.

Së fundmi ata kanë postuar në Instagram-in e tyre një foto e cila shoqërohet me fjalë dashurie

‘Drita Jem’, shkruan Mateusi.

‘A e di sa t’kam kërku e tjetër nuk du t’kem?’,shkruan nga ana tjetër Anxhela.

Mirëpo, këto nuk janë thjesht fjalë që ata ia dedikojnë njëri-tjetrit, por dhe bashkëpunimi që do të sjellin së shpejti. Epo duhet vetëm të presim për ta shijuar.