Momente paniku në ndeshjen për Euro 2020/ Futbollisti i shpëton jetën kundërshtarit

862

Futbollisti gjeorgjian, Jano Ananidze është heroi i fundjavës pasi ai i shpëtoi jetën lojtarit kundërshtar.

Mbrojtësi i Zvicrës, Fabian Schar u rrëzua pa ndjenja pas një përplasjeje brutale kokë me kokë me Jemal Tabidzen e Gjeorgjisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Por, reagimi i shpejtë i futbollistit gjeorgjian ishte fantastik, i cili ia ktheu gjuhën në vend duke ia shpëtuar jetën futbollistit zviceran.

Pas katër minutave drithëruese, befasisht Schar ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen ndërsa Ananidze për gjestin e tij human mori duartrokitjet e publikut në stadium. /CNA.al