‘Bajrami dhe Pashkët më 1 prill 1999 erdhën bashkë, në të njëjtën ditë lufte’

Shkruan: Tinka Kurti

Bajrami dhe Pashkët më 1 prill 1999 erdhën bashkë, në të njëjtën ditë lufte. Ne na gjetën në një dhomë barake, myslimanë e katolikë bashkë, 40 veta. Ishim strehuar aty që nga data 24 mars kur kishin filluar bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë serbe. Mes 40 personash nuk njiheshim secili me secilin.

Në ditën e nëntë të strehimit i bëmë dy lloj ushqimesh pasi kremtonim dy festa përnjëherësh dhe i bëmë të njëjtat lutje e urime. Natyrisht zëulët e në terr pasi dritaret e dhomave ishin të mbuluara me batanije. Secila shtëpi me të izoluar dukej kështu.

Athua për të krijuar përshtypjen e braktisjes nga frika e hakmarrjes së forcave serbe ndaj bombardimeve të NATO-s. Ato 9 nëntë ditë kishin kaluar kryesisht me bukë e djathë të kriposur shtesë. Natën e 1 prillit kishim fjetur të veshur edhe me pallto.

Gati për ikje. Mbaj mend se të nesërmen ne u detyruam ta lëshojmë Kosovën drejt Shqipërisë. Ecëm nga Gjakova në këmbë, përfshirë gjyshja ime 60 vjeçe dhe motra 4. Dy të tjerat edhe më të vogla i bartnin nëna dhe babai im.

Bombardimet ishin shpresa jonë shtesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...