Historiani Bernd Fisher:Shqipëria do ta ketë të vështirë të plotësoje ndërtimin e demokracisë së vërtetë

Më shumë se një shekull nga krijimi i shtetit shqiptar, sërish politika shqiptare vazhdon të mbështetet tek koncepti i liderit të fortë. Vëzhgimi vjen nga historiani i njohur Bernd Fisher.

Në një intervistë dhënë për mediat, zoti Fisher shpreson se Shqiperia do të përfitoje më shumë nga demokratizimi i partive politike, në të kundërt do ta ketë të vështirë të plotësojë ndërtimin e demokracisë së vërtetë.

“Unë mendoj se ende në Shqipëri ka zgjatime të konceptit për liderin e fortë, i cili sic ju thatë eshtë një lloj tradite që nga koha e mbretit Zog apo ne kohen e dik.taturës, por une shpresoj që njerëzit sot të orientohen nga e ardhmja.

Sic e thashë edhe ne fjalen time Shqiperia do te perfitoje më shumë nga demokratizimi i strukturave organizative të partive politike dhe pa demokratizimin e brendshëm të partive kryesore politike, Shqipëria do ta ketë të vështirë të plotësoje ndërtimin e demokracisë së vërtetë.

Une nuk dua të krahasoj njerëz si Sali Berisha dhe Edi Rama me Enver Hoxhën, mendoj se do te ishte e padrejtë, por imazhi i njeriut të fortë eshte ende në dukje dhe Shqipëria do të përfitonte nga zbehja e liderit të fortë” tha zoti Fisher.

Por a ka një prirje veteshk.aterruese per vendin sjellja e elitës politike në vitetet e tranzicionit? Si e vlerësoni lu.ftën për pushtet dhe dominim?
Historiani Fisher përgjigjet. “Politika ne Shqipëri është shumë e polarizuar. E tillë është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku unë banoj, por polarizimi i tepruar sjell disa vështirësi serioze.

Polarizimi e bën të vështirë kompromisin dhe sjell vështirësi në gjetjen e rrugës që të çon në stabilitet, për të cilin partitë sëbashku duhet të punojnë. Polarizimi politik është negativ, aq sa sëbashku si Shtetet e Bashkuara të Amërikës ashtu edhe Bashkimi Evropian po përpiqen ta theksojnë si një problem.

Unë mendoj se Shqipëria mund të përparojë në mënyrë domethnëse vetëm nga bashkëpunimi I partive politike” tha ai.

Bernd Fisher është historiani i cili ka shkruar historinë e Shqipërisë në vitet e Lu.ftës së Dytë Botërore, një prej periudhave më të debatueshme në historiografinë shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...