Pse Basha ja mbath gjithmonë kur e thërrasin në Prokurori?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur në Prokurori ditën e enjte, për të dëshmuar në lidhje me financimin e lobistëve amerikanë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci, në vlerën e 150 mijë USD.

Mësohet se hetimet kanë ecur, pasi në Shqipëri kanë ardhur edhe letërporositë edhe nga SHBA-ja, edhe nga Skocia, çka do të thotë se janë kthyer përgjigjet zyrtare nga institucionet përkatëse hetimore të këtyre shteteve, në lidhje me çështjen e kërkuar nga prokuroria shqiptare.

Por, çfarë ndodhi?

Lulzim Basha, i cili ka dhënë disa versione për këtë çështje në daljet televizive, sepse financimet atëherë i quajti të derdhura nga komunitetet shqiptare, por në fakt dolën të paguara nga kompani off-shore ruse.

Lulzim Basha ka zgjedhur t’ia mbathë në Bruksel, me pretendimin se ka një aktivitet të EPP-ve, duke e iu arratisur kështu thirrjes së prokurorisë. Por paralel me të kishte edhe protestën, që në çdo rast të kishte dy rrugë.

Ky nuk është rasti i parë që Basha i arratiset prokurorisë.

Në vitin 2017, kur prokuroria e thirri Lulzim Bashën, pasi filloi hetimet për këtë çështje pas denoncimit nga mediat në SHBA dhe nga mediat në Ballkan të financuara sërish nga institucionet amerikane, Basha nuk shkoi në prokurori, por u shmang dhe çoi për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve Arben Ristanin. I cili në fakt nuk kishte asnjë lidhje me çështjen e Financimeve, dhe kishte dijeni vetëm për 75 mijë dollarët që ishin paguar zyrtarisht nga PD-ja.

Pjesën tjetër të parave nuk i kishte paguar PD-ja zyrtare, por janë paguar nëpërmjet Lulzim Bashës, i cili kishte firmosur kontrata me Muzin në SHBA dhe kishte urdhëruar kalimin e pagesave, në tre data në prill për kompaninë Muzin, për lobim ndaj Partisë

Në fakt, megjithëse zullumet i bën vetë, kompanitë ruse i gjen vetë, off-shoret i gjen vetë, qindra-mijëra eurot i paguan vetë, çon Arben Ristanin në prokurori.

Por, duket se këtë radhë i ka pisk punët, sepse hetimet janë thelluar dhe Basha duket se nuk do ta kalojë kaq lehtë.

Jo si heren e parë të paktën, kur gjithçka u mbyll me proçedurë, sepse në këtë rast kemi një hetim të bërë në SHBA dhe shumë persona, bashkëpunëtorë që janë bërë pjesë e hetimit, janë në proçes gjyqësor në vendin përtej Atlantikut, disa prej tyre edhe të dënuar dhe ka një investigim të thellë edhe nga FBI-ja, në lidhje me financimet ruse për fushatat elektorale apo për lobime.

Dhe këtë herë duket se vërtetë Basha ka gabuar rëndë dhe është me shpatulla pas muri, dhe kjo ka bërë ndoshta që ai të detyrohet të hedhë hapin ekstrem për djegien e mandateve, që t’ja mbathë nga prokuroria, nga hetimi dhe për t’u justifikuar që janë akte politike, Basha ka zgjehdur që të acarojë dhe të nxehë situatën politike, për të tentuar më pas një marrëveshje, e cila mund të shkonte më pas deri në amnisti që do të shpëtonte Lulzim Bashën nga skandali ku është përfshirë./ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...