‘A ËSHTË BUKUR TË NDAHESH?’ ERMAL MAMAQI, VË NË SIKLET JONIDA MALIQIN, SI REAGON KËNGËTARJA

Jonida Maliqi pritet të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën ‘Ktheju Tokës’, e cila u shpall kënga fituese e Festivalit të RTSH-së.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja do të jetë e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermali’.

Dhe si gjithmonë Ermali ka publikuar dhe kësaj rradhe videon promo të emisionit dhe dëgjohet teksa ai e pyet në lidhje me divorcin, Jonidën.

“A është bukur kur ndahesh?”, dëgjohet të thotë Ermali, ndërkohë që Jonida shmang për disa sekonda para se të përgjigjet.

Këngëtarja duket se është emocionuar nga pyetja, ndërsa përgjigjen e saj na mbetet ta mësojmë sot në darkë, gjatë transmetimit të emisionit.

Kujtojmë se Jonida i dha fund martesës 17 vjeçare me bashkëshortin Gent Prizereni në 2017.

Nga martesa çifti ka dhe një djalë që quhet Dan.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...