The New York Times: Në një guzhinë shqiptare tek “Çka Ka Qellu”

azeta prestigjoze “New York Times” i ka kushtuar një reportazh, një restoranti shqiptar “Çka Ka Qellu” në lagjen Bronx të New Yorkut.

Më poshtë vijon reportazhi i New York Times:

Fillimisht sheh koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjave, mullinjve prej bronzi, makinave shkrimi me dorë, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura. “Disa prej tyre, – thotë pronari, – janë prej shekullit të 18-të.

Dyshemetë dhe muret duket sikur janë transportuar nga një shtëpi apo fermë shqiptare dhe mikpritësit luajnë meloditë popullore mbi instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne dhe globale të grupit të tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti është i zhytur në nostalgji.

Suxhukë të mbushur varen për tu tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Çka Ka Qellu”

është vendi ku duhet të shkoni” – citon NYT që shton se “njëlloj si në Shqipëri kafja e zier e fortë të shërbehet me një ene me bisht të gjatë (xhezve red.).

Secila prej sallatave të “Cka Ka Qellu” duket se përbëhet nga tranguj, domate, qepë të kuqe dhe djathë në rregullime pak më të ndryshme. Buka dhe deserti është i gatuar në vend. Bakllavaja me shurup,

një kek me arra i quajtur haxhimak apo edhe një ëmbëlsirë sheqeri e quajtur sheqerpare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...