Liria/ Martin Camaj ndenji një javë mbi tokë, por të vëllait nuk i dhanë vizë ta shtinte në dhè

Nga Ilir Seci

Martin Camaj (Në foton kryesore gjama për Martin Camajn, e kryer në shtëpinë e tij, veç me teshat e poetit)

Sot, 27 vjet ma parë me 12 Mars 1992, në Lenggries të Bavarisë, Gjermani, në moshën 66 vjeçare, ndrroi jetë poeti Martin Camaj. E shoqja e tij Erika njofton familjen e Martinit në Shllak. I vllai i Martin Camajt, Gjergji, shkon në Tirane dhe mundohet me marre nji vizë per me shke në vorrim të vllaut.
Nuk i hapet asnji rrugë…

Miku jem Aleksander Pali, që jeton në New York më diftonte për këtë rast. Leka, (si e thrrasim Aleksander Palin), e ka njoftë mirë vllaun e Martin Camajt, Gjergjin. Mbas arratisjes spektakolare të familjarëve të tij, Aleksandër Palin e internojne në Shllak dhe aty njihet mire me Gjergj Camajn.

Në Mars 1992 mbas dekës së poetit Martin Camajt, i vllai i poetit, Gjergji ia nisë nji letër Aleksandër Palit, i cili mbas vitit 1991 kishte shkue në Amerikë, dhe ndër tjera në letër i shkruente :

-“Leka, vdiq Martini . E shoqja nisi haberin se po e len nji javë mbi dhê deri sa të shkojnë dikush prej nesh. Shkova në Tiranë 6 ditë e netë, derë më derë shazoten e nuk ma dhanë lejen me shkue me vorros tem vlla…

I vllai i poetit, Gjergji kjan hall me mikun dhe e përfundon letrën tue thanë :
-“Paskena kenë ma mire tue na hangër dreqi se sa zojgjtë e tij, se kenkan shumë…”

***
Kush i ka jetue ato kohnat rreth vitit 1992 mundet me e marre me mend sa i zorshëm dhe sa i dhimbshëm ka kenë zhgënjimi i nji malsori të vuejtun e të hjekun nga lufta e klasave që i ishte ba për 47 vjet me rradhë, kur i asht thanë se s’mund shkonte as me shti në dhê të vllanë…E ka ana tjeter thuhej se Shqipnia ishte ba demokraci tashma… Vllau i poetit e pa sa demokratike ishte ba.

Tue ditë sa e çnjerëzueme ishte shoqnia mbas-diktatoriale, nuk mundem mos me hamendësue se me nandëdhetë e nandë për qind me atë njoftim që ia ka nisë Erika Camaj kunatit, kushedi kush e ka marrë vizën gjermane. Shans i artë për ato rrjetet mafioze të shitjes së vizave…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...