Ninullё pёr nёnёn time dhe pёr tё gjitha nёnat – TEODOR KEKO

Ninullё pёr nёnёn time dhe pёr tё gjitha nёnat

O nёna ime, u lodhe shumё;
tani njё cast ti fli!
Unё do tё tund si det me shkumё
dhe si puhi.

O dashuria ime, fli pak.
Shih c’djep po bёj me qiell e tokё!
Dorё pёrkundёse do tё jetё njё fllad,
malet nёnkresё pёr tёnden kokё.

Njё zog i bardhё m’u bё zemra
dhe kraharori pyll,
se dua sot tё flerё nёna,
tё madhin sy tё mbyllё.

Foto nga Roland Tasho
Tё madhin sy qё pёrgjon djemtё
a sillen mirё nё jetё e shtёpi,
mos ne me gratё jemi sherretё,
burra tё matur a fёmi.

Mbylle shqetёsimin njё cast, Rozafё,
na bёre djem tё mirё.
Ti fli tё zgjohesh mё e bardhё,
e bukur-vesё pёr dashurinё.

Tё tund nё djep , unё, djali yt
tё flesh, tё zgjohesh mё e re.
Njё kёngё ujёvarё mё rrjedh nga sytё,
o dritё, o zemёr, njё cast pse s’fle!

1986

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...