BIÇIKLETA SHKODRANE

BIÇIKLETA SHKODRANE

Shkodra ime tungjatjeta
Sa krenar jena për ty
Na ke rritë me biçikleta
Na shëndrit buzqeshja n’sy

Nuk ka shpi pa biçikleta
Në oborre a pallat
Mosha t’reja, mosha t’vjetra
Biçikleten kanë marak

Sa lezet asht kur shikon
Si prej zgjonit kur del bleta
Gjithë rininë kur pedalon
Në qytet me biçikleta

Thejmë rekord për biçikleta
Na ujin e çojmë përpjet’
N’kafe qesim barcaleta
Bejta bajm’ edhe tuj fjet’

Edhe vajza kur del nuse
Si një flutur krahëlehtë
Nuk zgjedh benz, as makinë t’kuqe
Por një gjiro n’biçikletë

Ramazan Çeka

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...