Sfida më e re në rrjet: Lakna me mish challange LLOGJE KAVAJE

349

Altinin e Mrizit e njohin të gjithë. Ai mund të cilësohet pa frikë revolucionar i ushqimit. Ndërsa prej vitesh Shqipëria i ka orientuar shijet ushqimore nga prurjet jashtë vendit, Altini bëri kthesën e madhe me “Mrizin e Zanave”.

Ashtu siç bën me gatimet, Shqipëria “importon” nga “jashtë shtetit” edhe sfidat virtuale të ashtuquajtura “challenge”. Por kur Altin Prenga është në këtë mes edhe challenge do të ishte alla-shqiptar apo bio.

Gazetarja Alma Nikolli ka postuar në Instagram fotografinë e një pjate me lakra duke sfiduar Altinin e Mrizit. Kaq ka mjaftuar që Altini të nisë sfidën më bio që shqiptarët kanë tentuar ndonjëherë: “Lakna me mish challange”.

Mes humorit dhe dëshirës për çlodhje, duke qenë se jemi edhe në fundjavë, kjo sfidë rithekson filozofinë e

Mrizit: “Mendo globalisht, ha lokalisht”. (Think globally, eat locally, e përshtatur shqip).