Nuk ia dinte vlerën, burri mbante prej muajsh në kopësht objektin e rrallë që kushton 500 mijë dollarë

Një tajlandez gjeti qershorin e kaluar në një plazh të Tajlandës, një objekt që peshonte 10 kg. Pa e ditur se çfarë ishte, 44-vjeçari Boonyos Tala, e merr në shtëpinë e tij.

Tajlandezi e mbajti objektin në kopshti e tij, por pa i kushtuar shumë rëndësi. Enigma zgjati deri muajin e kaluar, kur 44-vjeçarin e vizitoi një mik.

Ky i fundit i tha se objekti është një masë ushqimi e dekompozuar brenda stomakut të balenave, e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë.

Masa e ushqimit në anglisht njihet si “ambergis” dhe është përdorur për parfume që në shekullin e 13-të. Objekti i rrallë kap vlerën e 500 mijë dollarëve.

Një masë e ngjashme u gjet në Lancashire në prill të 2016-ës dhe u shit për 50 mijë paund. Po në të njëjtin vit, disa peshkatarë osmanë gjetën një objekt të tillë, të cilin e shitin për 3 milion dollarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...