Përfundon numërimi i votave/ Ja kush u zgjodh Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Ka përfunduar edhe procesi i numërimit i votave për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar.

Sipas burimeve eshte shpallur fitues Bujar Spahiu i cili ka marrë 59 vota.

Ylli Gurra 26 vota dhe Gramoz Blliku 2 Vota,

Kanë marrë pjesë në votim 87 anëtarë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës.

Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit.

Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane po monitorojnë zgjedhjet e KMSH.

Vendimi i Bruçaj për tërheqjen nga erdhi të premten. Ai tha se u tërhoq nga gara për ti hapur rrugën teologëve të tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...