Vaskat e Gurit në Ndërlysë

NJË SKULPTURË E VËRTETË NATYRORE

Vaskat ngjajnë si një krijim i arkitektit vizionar Gaudi, por ndërkohë janë një atraksion fantastik natyror. Thjesht do të mrekulloheni ndërsa do të sodisni elegancën dhe persosmërinë e natyrës.

Vendndodhja

Atraksioni i vaskave gjendet në rrethinat e fshatit turistik të Thethit. Relievi dinamik i zonës të udhëheq falë shenjave që kanë vendosur banorët, në zbritje të luginës së Thethit. Duhet të kalosh përmes një tjetër fshati të vogël, atij të quajtur Kaprre dhe pas një ecje në këmbë do të shfaqen format më të çuditshme, që lagen nga ujërat e Lumit të Zi.

Formacioni shkëmbor

Vaskat janë formacione shkëmbore të rralla. Ato rrethohen nga vargmalet e gjelbëruara dhe lagen papushim nga ujërat e rrëmbyer të lumit dhe përrenjve të shkrirë nga bora. Mahnitesh nga format e shumta dhe të parregullta gjeometrike.

Ato janë gdhendur në shekuj nga stërkalat e ujërave shkëmborë. Faqet e vaskave natyrale janë të lëmuara dhe shpesh gjatë muajve të nxehtë janë pishinat ideale për të freskuar trupin. Kujdes! Vaskat nuk janë të përshtatshme për fëmijët e pashoqëruar nga prindërit!

Gdhendja

Gurët e stërmëdhenj janë kryesisht të bardhë, por dallohet në damarët e tyre edhe një tonalitet i lehtë rozë që u jep pamje edhe më të bukur. Vaskat ngrihen mbi një luginë të gjatë,

thuajse të zhveshur në shtrat dhe rrethuar nga bimësi e ulët në krahët malorë. Gdhendja që u ka bërë gërryerja e ujërave të borës është e pabesueshme, i ngjan një monumenti gjigand të skalitur prej shumë skulptorëve njëherësh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...