Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Opinion, për të folur rreth situatës aktuale politike.
Në një moment të debatit, analisti Andi Bejtja i ka bërë një pyetje provokuese Spiropalit duke i thënë se nëse Rama tërhiqet si lider, a do ta braktisin socialistët.
Elisa Spiropali: Ku do shkojë, të lëri dhe ai mandatet bashkë me ne dhe t’i bashkohet në mal opozitës… Po ç’të bëjmë, të tërhiqemi dhe ne në ilegalitet…
Blendi Fevziu: Ta bëri pyetje konkrete, nëse Edi Rama tërhiqet nga qëndirimet e tij do ta kontestoni apo do ta mbështesni?
Elisa Spiropali: Ore nuk ka ku shkon, se Edi Rama nuk ikën dot nga Parlamenti. Edi Rama është kryeministër. Pse, se thonë këta: çohu prift të ulet hoxha. Për çfarë?/ Opinion.al