‘PASKE BILBILOSUR E QENKE TRIMËRUAR’, BALLA-SHKËLZEN BERISHËS: TANI QË TË IKU EDHE BABI NGA PARLAMENTI DO TË…

Kreu i grupit paralamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar ndaj akuzave të bëra para Gjykatës nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë që mosprezencën e Ballës në seancën gjyqësore Berisha e lidhi me faktin se nuk mund të justifikojë dot 20 a 30 udhëtimet me Edmond Begon, kreu i grupit parlamentar të PS e justifikon me angazhimin me deputetët e Elbasanit.

Balla shprehet se Berisha nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar për dosjen ‘Cez’, teksa thotë se tani që ish-kryeministri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit do të merret seriozisht me të.

‘Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ!

E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë,

do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin’, shkruan Balla në Facebook.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...