Vidhnin shtëpitë e të moshuarve, tradhtohen nga fotot në Instagram

Katër të rinj në Itali mashtronin të moshuarit, duke u paraqitur si agjentë biznesi, e më pas vidhnin paratë dhe gjërat me vlerë që pensionistët mbanin në shtëpi. Mes tyre, edhe një 21-vjeçar shqiptar, Lorenzo Lazaj, i cili prej kohësh jeton në Itali.

Me paratë e vjedhura, të rinjtë bënin jetë luksi me pushime jashtë vendit si edhe blinin veshje nga markat më të shtrenjta si Louis Vuitton apo Gucci. Por ata janë “tradhtuar” nga fotot që postonin në rrjetet sociale.

Policia ia ka treguar fotot e të rinjve një të moshuare 85-vjeçare, e cila kishte rënë pre e grabitjes. Menjëherë ajo ka njohur djemtë që i ishin paraqitur në shtëpi si agjentë biznesi dhe i kishin vjedhur kursimet.

Policia e akuzon grupin e “agjentëve të biznesit” për rreth 30 raste grabitjesh, ndërsa tani të rinjtë do të përballen me gjykatën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...