Zbritet pas disa orësh në shtyllë, elektricistit që humbi jetën në Fierzë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar këtë mbrëmje në lidhje me rastin 34 vjecarit.

vjeçarit Prend Ceca, i cili humbi jetën fatkeqësisht në majë të shtyllës, teksa po tentonte të rrezullonte shkëputjen e energjisë elektrike.

OSHEE shkruan në njoftim se me të marrë lajmin nga banorët e zonës ajo ka shkuar në vendngjarje si dhe ka njoftuar policinë. Në të gjithë parashtrimin e reagimit të saj nuk përmendet arsyeja

se përse janë vonuar autoritetet aq shumë, duke e lënë pa jete në majë të shyllës. Në fund të njoftimit, OSHEE i shpreh ngushëllimet familjes dhe kolegëve të të ndjerit që humbi jetën në krye të detyrës.

Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencise OSHEE Pukë jane njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i pa jete elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.

Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.
Ne vendngjarje janë nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe policia e shtetit.

Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet.
OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afermeve te tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...