Zbulohet vila 150 mijë euro e ministrit ‘ushtarak’ të Ramës në Gjirin e Lalzit

Gjiri i Lalëzit, njihet ndryshe edhe si vendqëndrimi i disa prej politikanëve më të fuqishëm në vend.

Është fakt i ditur se Presidenti Ilir Meta ka vilë në këtë zonë, por me sa duket nuk është i vetmi politikan që ka si preferencë Gjirin e Lalëzit, një prej gjireve më të bukur dhe të frekuentuar në Durrës.

Në një nga fshatrat turistike të kësaj zone, ku mbizotërojnë sarajet me vila të politikanëve, ndodhet edhe vila e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, raporton CNA. Janë siguruar pamje të godinës, ku Lleshaj ka shkuar shpesh përpara se të emërohej ministër.

Gjatë fundjavave, ministri i Brendshëm gjendej në vilë, por tashmë dritaret dhe dyert duken të mbyllura.

Lleshaj ka si pronë të tij një apartament Duplex me sipërfaqe 120 m2, në një godinë me dy kate me sipërfaqe totale 480 m2.

Me çmimet e tregut, në atë zonë, vila kap vlerën prej të paktën 150 mijë euro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...