A do e djegë mandatin Nard Ndoka…?

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, mbetet një nga emrat që nuk ka firmosur ende djegien e mandatit.

I ndodhur në Bruksel, Ndoka ka siguruar se sapo të kthehet në Shqipëri do ti bashkohet vullnetit të të gjithë opozitarëve për të dorëzuar mandatin e deputetit.

Ndoka ka hequr kësisoj dyshimin nëse mund të kishte ndonjë firo në vendimin e opozitës për të djegur mandatin.

“Ndodhem në Bruksel. Sapo të kthehem do ta firmos dorëzimin e mandatit”,-tha Ndoka në një komunikim mediatik.

Ndërkohë që pritet që të njëjtën rrugë të ndjekë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, edhe ky i ndodhur jashtë vendit.

Të vetmit deputetë që nuk kanë pranuar të lejnë mandatet janë Lefter Koka nga LSI dhe Myslim Murrizi nga PD, ndërkohë që pritet të ketë njw vendim nga deputetja Rudina Hajdari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...