U godit me grusht nga truproja i Bashës/ Qytetari rrëfen si ndodhi ngjarja

Në një nga takimet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar së fundi në rreth, ka ndodhur edhe një incident.

Gjatë takimeve në Pogradec, tre ditë më parë, menjëherë pas takimit më Bashën, një qytetar është goditur me grusht në trup nga truproja i kreut të PD-së.

Qytetari i cili u godit nga truproja i Bashës, quhet Vasil Buzo, dhe është 67 vjeç.

Në një intervistë eksluzive per Televizionin Sot7, 67-vjecari tregon se çfarë bisedoi me Lulzim Bashën dhe çfare i tha në vesh, gje e cila me pas solli edhe reagimin e truprojës së Bashës.

“Une atë ditë e takova dhe me tha si je, mirë i thashë unë. Me datën 16 e di që kemi protestë, por në datë 17 nuk e di çfarë do bëhet, kush do ta marri? Ai më tha: Unë do ta marr kush do ta marrë, populli tha. Cili popull i thashë unë, ti? Ti vodhe Rrugën e Kombit 300 milionë euro, plus asaj vrave edhe 4 veta në Tiranë. E këtë kohë ai u shkëput nga unë dhe bodigardi i tij që ishte në krah erdhi dhe më goditi.”-tha Vasil Buzo.

67 vjecari tregon edhe se grushti ishte i fortë por, ai është tërhequr mbrapa, pasi në të kundërt do të kishte rënë në tokë.

“Më goditi në bark, u spostova unë sepse grushti ishte i fortë po të mos isha spostuar do isha rrëzuar sepse grushti ishte i fortë dhe do bija në tokë unë.

Une nuk dola per asgje tjeter ne kete shesh vecse per ti thene ate se cfare i thashe Lulzim Bashes, une nuk kerkoj asgje dhe nuk kisha asnje lloj qellimi politik.”-tha ndër të tjera i moshuari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...