Ah, moj Shqipnia jeme…ku je kan’, e ku je tash, ku t’kan shti k’ta horra…

Nga Samanda Dulja

Ah moj Shqipnia jeme,

sa shum po vun ti moj trime,

të kan shkel me kam ata që rrite,

e tash jan duke t’shit vit e m’vit…

Ku je kan’, e ku je tash,

ku t’kan shti kta horra,

t’kan ul kryt me fëlliqësi,

t’kan bo si e përdal me u nih…

T’i kan përdhunu bukuritë,

kan dhënë toka,

dete e për dy pare tkan shit…

Eh at popull me gjak trimash ta kan shpërnda,

Si të huj n’vend t’tynin jan t’u u përça…!

Thikën para syve mu n’shpirt t’a kan ngul,

Shpresën t’a kan vrarë e dhimbjen t’a kan shtu…

Lëngo Shqipnia jem lëngo për ato bij,

Se turku, greku, italiani sot i ka të tij…

Jan duke të ikë përditë prej varfërisë e ndyrësisë,

Se jetën s’mujn me e përballu me lek’t e Shqipnisë…

Ça me përballu me 2 pare, kur ke mbi 1000 halle?!

Çka me nejt ktu ku punën ta degjenerojnë,

E nji t’ardhme plot terr t’ofrojnë…?!

Duhet me qenë qen që me punë t’pista me u marr,

Me fitu pare, me shitë drogë, femra,

a trupin me ja dhan atij që është pushtetar…

Ça me nejt ktu ku t’përshtyjn aftësinë

e atë shkoll që me sakrificë e ke përfundu,

Ktu t’lëpijnë për diploma fallco e t’jesh pa tru…

Ktu trembet koka prej atyre që din me fol e llogjiku,

Ktu ta bëjnë me gisht, shpirtin me t’a zhvirgjëru…

Ktu ku lun mensh edhe baba ke shpia,

Prej asaj se s’ka ça me ba, e hedh epshin ke fmia…

Ktu ku bën qejf kurvëria pa sahat,

Se punon ma shum semafori se vllau jem që ka shkoll e zanat…

Ktu ku theren ëndrrat, e shtrydhet durimi…?!

Ktu ku vet ferri merr kuptimin…?!

Ktu ku është harru dinjitet e moral ?!

Ktu ku e keqja duket krejt normal ?!

Ku me nejt e për ça me nejt…

A me nejt ktu ku s’ki as bukë te shpia…

E me dal me lyp jetë shtetit,

kur jetën ta ka fal Perëndia… ?!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...