Vaji i hudhrës ilaqi më i mirë kundër infeksioneve dhe të ftohtit

Vaji i hudhrës ofron shumë përfitime për shëndetin. Një nga avantazhet më të mira që ky vaj ofron është se ul temperaturën e lartë duke i dhënë organizmit një arsenal të mirëfilltë kundër sëmu.ndjeve. Hudhra në vetvete është fenomenale kundër mykut dhe infeksioneve.

Reputacioni i saj e ka pikënisjen shumë kohë përpara shpikjes së mjekësisë moderne. Me ardhjen e dimrit, hudhra nuk duhet të mungojë kurrsesi në regjimin tuaj ushqimor, sepse ajo ju ndihmon të luftoni gripin dhe të ftohurën.

Forcon sistemin imunitar

Vaji i hudhrës është i fuqishëm sepse është i pasur me ushqyes dhe vitamina B1, B2, B3, B5, B9, magnez, kalcium, zink, kalium, vitaminë C, karbohidrate, fosfor, hekur dhe proteina. Së bashku i vijnë në ndihmë sistemit imunitar dhe luftojnë radikalet e lira dhe pasojat e tyre siç është plakja.

Vaji i hudhrës është gjithashtu i dobishëm kundër infeksioneve dhe mikrobeve. Shtoni një pikë me vaj hudhre në një enë me ujë të nxehtë dhe përthithni aromën e tij. Sistemi imunitar dhe qelizat e bardha do të forcohen duke luftuar me më shumë përkushtim sëmundjet.

Kundër të ftohtit

Hudhra parandalon edhe rritjen e mikroorganizmave dhe problemeve me frymëmarrjen. Hidhni dy pika me vaj hudhre në ujë të ngrohtë dhe nuhateni. Ose përzieni 1 pikë me vaj hudhre në pomadat e masazhit dhe fërkoni kraharorin. Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni të ftohtin, astmën, bronshitin kronik, kollën por edhe probleme të tjera me frymëmarrjen.

Kundër dhim.bjeve të dhëmbit

Vaji i hudhrës ndihmon edhe kundër dhim.bjeve të dhëmbit. Lyeni me një pambuk zonën e dhëmbit që ju dhemb dhe lëreni për 10-30 minuta. Këtë proces duhet ta përsërisni 3-4 herë në ditë që t’ju pushojë dhimbja.

Si ta përgatisni vajin e hudhrës?

Përbërësit:

8 thelpinj hudhër
2 filxhanë çaji vaj ulliri
Përgatitja:

Qëroni hudhrat me kujdes. Hidhini në një enë. Shtoni vajin dhe vendosini në një zjarr të ulët duke i përzier për rreth 10 minuta. Mos e lini vajin të nxehet tepër pasi i humbasin vlerat.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Hidheni vajin bashkë me hudhrat në një enë dhe futeni në frigorifer ku ta ruani për përdorim. Kur ta përdorni kullojeni nga hudhrat. Veç përdorimeve të mësipërme vajin e hudhrës mund ta përdorni edhe në sallata e gatime ose ta konsumoni gjatë ditës nga një lugë çaji.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...