‘Asnjë këngë për oborrin diktatorial’, Big Ndoja i Shkodrës

Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925.

Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969.Biku banon në Rrugën “Skanderbeg”, që quhet te zona Ara e Pashës, pranë Shtëpisë së Fëmijës prej 3 – 6 vjeç në katin e parë të pallatit 5 katësh e ndërtuar në vitin 1994.

Profesioni i tij ishte rrobaqepës i talentuar, duarartë. Ka dy vajza të bukura, të martuara dhe banojnë me bashkëshorten në hyrjen me 2 dhoma dhe një kuzhinë.

Kompozitori, pedagogu i Konservatorit në Tiranë Zef Çobaj ka kompozuar një këngë për Bik Ndojën në shtator të 2009 të kënduar nga kangtari popullor i Shkodrës Artur Matia me banim në SHBA.

Fakti është se nuk është dhe aq i vlerësuar nga vetë qyteti i Shkodrës ku ai shkriu energjitë e veta që 16-vjeç me serenatat e tij melodioze duke kënduar netëve me hënë nën balkonet me vazo lulesh të vajzave të bukura shkodrane.

Por ka vlerësimin më të madh nga populli i Shkodrës dhe kjo është më shumë se ato që mund t’i jepnin auditoret zyrtare.

Dhe ajo që e bën Bikun njeri të madh është se nuk vuan për lavdërime sepse vetë zëri, kontributet e tij prej 70 vjet me kangë janë treguesi i madhështisë tij si kangtar i dy shekujve të asaj XX dhe asaj XXI.

Mos ta lejmë pa e përmend se Biku nuk ishte këngëtari i oborrit diktatorial, por vetëm i popullit dhe këtë e gjen te repertori i tij që asnjë këngë për diktatorin apo për partinë dhe këngëve me kazma e pushkë, me lopë e traktora nuk kishte.

Kjo është merita e Bikut që nuk honepsi, nuk vuni në buzë dhe në kordat e zërit këngë të marra që ishin edhe groteske, pasi njeriu konceptohej si bishti i lopatës dhe pushkës. Biku i këndoi vetëm popullit shkodran, ato këngë që përbëjnë thesarin e këngës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës.

Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX.

Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël,

por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.

Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj.

Në shtator 1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me këngë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kenduara prej tij në gjithë këto vite.

Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj, kanë qënë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane.

Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...