Horoskopi 10 Shkurt 2019

Dashi – Sot do të përjetoni situata të pakëndshme. Ju mund të bëni sjellje të pazakonta për t’i rënë në sy një personi që ju pëlqen. Gjysma e dytë e ditës ka të ngjarë të përbëhet nga udhëtime dhe takime jashtë shtëpisë tuaj.

Demi – Jeta në çift do të jetë shumë zbehtë gjatë kësaj dite dhe thuajse do mungojë tërësisht pasioni. Do bëni mirë të flisni sa më parë me partnerin dhe t’i zgjidhni gjërat. Në planin financiar do iu jepen mundësi të shkëlqyera dhe do dilni nga situata e vështirë ku kishit rënë.

Binjakët – Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë shumë të qetë sot. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar aspak për të nesërmen. Çështjet financiare do i lini në dorë të fatit dhe ky do jetë një gabim i madh. Po shpenzuat shuma marramendëse pa u kujdesur, do keni vështirësi.

Gaforrja – Ditë mjaft intensive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo moment do jetë i veçantë dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Me financat do merreni më shumë se kurrë më parë.

Luani – Do lindin shumë keqkuptime mes jush dhe atij që keni në krah gjatë kësaj dite të cilat mezi do i sqaroni. Tregohuni sa më të kujdesshëm dhe tolerantë. Në planin financiar mos e lini për nesër rregullimin e disa çështjeve sepse do keni probleme të njëpasnjëshme.

Virgjëresha – Priten probleme shumë të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Do jeni të dy kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Me financat mundohuni të tregoheni të kujdesshëm sepse gjendja në një moment mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Peshorja – Do jeni më të disponueshëm gjatë kësaj dite ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë. Në planin financiar gjendja do fillojë të përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.

Akrepi – Jeta në çift do vazhdojë të ecë më së miri gjatë gjithë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shohin me një sy tjetër të ardhmen. Marsi do sjellë probleme financiare. Merrni masa sa më shpejt.

Shigjetari – Do ndiheni shumë mirë sot pranë personit që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Do shkëmbeni me të çdo ide apo mendim. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Jo vetëm që do kryeni investimet e nevojshme, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Bricjapi – Ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ gjatë kësaj dite për ju që jeni në një lidhje. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje në çdo moment. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa të mundni të ruani qëndrueshmërinë.

Ujori – Duhet me çdo kusht të shmangni konfliktet në çift gjate kësaj dite ju që jeni në një lidhje. Nëse e shihni që situata fillon të acarohet, më mirë ikni dhe qëndroni pak kohë larg. Në planin financiar nuk do ndikojë asnjë planet, prandaj gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit– Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Në planin financiar do keni probleme të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...