Studimi: Nëna juaj është fajtorja kryesore nëse ty nuk të ecën me marrëdhëniet e dashurisë

Një studim i bërë kohët e fundit ka dalë në konkluzionin se nëse një grua ka pasur shumë partnerë me të cilët është martuar apo bashkëjetuar, të njëjtat gjurmë do ndjekë dhe vajza e saj.

Pra, në thelb, nëse mamaja juaj ka pasur shumë histori dhe marrëdhënie që nuk zgjatën përgjithmonë, ka të ngjarë që të përjetoni të njëjtën gjë.

Studiuesit mendojnë se kjo është për shkak të të mësuarit (ose mos të mësuarit) të aftësive të marrëdhënieve nga nëna juaj dhe se kjo përcakton se sa të qëndrueshme do të jenë marrëdhëniet tuaja.

Studiuesit dolën në përfundim duke shqyrtuar të dhënat nga anketat kombëtare të të rinjve, të cilat kanë qenë konstante për të paktën 24 vjet. Ata gjurmuan 7,152 njerëz dhe nënat e tyre biologjike në lidhje me martesën,

divorcin, marrëdhëniet e bashkëjetesës dhe ndarjet. U vu re se nëse një fëmijë shkonte në universitet (pra largohej nga shtëpia) ndërsa tjetri jetonte me nënën e tyre duke parë dhe njohur partnerët e të ëmës që vinin e shkonin, ai që qëndronte në shtëpi do të kishte më shumë partnerë më vonë në jetë dhe më shumë probleme në jetën dashurore.

“Fëmijët trashëgojnë dhe mësojnë ato aftësi dhe sjellje. Nuk është vetëm divorci i prindërve ai që shkakton probleme tek fëmijët dhe modelet e tyre në jetë.

Çfarë tregojnë rezultatet tona është se nënat mund të trashëgojnë karakteristikat e tyre dhe aftësitë e marrëdhënieve me fëmijët e tyre – për më mirë ose më keq qofshin këto ndaj duhet pasur shumë kujdes…” – tha Claire Kamp Dush, autore kryesore e studimit dhe profesore e asociuar e shkencave njerëzore në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...