“Në nji vend ku nanat i msojnë djemtë e tyne më fluturue, e pastaj më i shkelun çikat e huaja”

Shkruan: Fjolla Spanca

Ne nji vend ku djali rritet si mret/ princ/ pasha do a s’do, gruaja ka më qenë veç nji ‘copëzë mishi’ ose nji sherbetore qe i ploteson krejt nevojat e tij …

Ne nji vend ku asht marre më fol e më i msu fmijtë se Dashnija s’ka kufi n’gjini e Ditunia asht e shenjtë; ka meë qenë gjithë e hidhun jeta …

Ne nji vend ku Nanat i msojnë Djemtë e tyne më Fluturue; e pastaj më i shkelun çikat e huaja; s’asht çudi kur këto t’fundit dhunohen sistematikisht

Ne nji vend ku arritja ma e madhe asht paraja, telefoni ose kerri/ makina e shtrenjtë; aty ku Instagrami ta dikton jetën dhe ku duhesh më u ly – ngjy për më ra n’sy: nuk ka fortë shpresë për nesër!

Aty ku gratë e ulin kryet dhe e lshojnë dijen; ka me pasë vend per krejt t’kqijat … aty ku gratë detyrohen me u fut n’doren e t’forteve s’kanë me çelun pranverat …

Atje ku burrat shesin mend se ‘pika ma e nalte me moral e nder asht motra’ e ka perthekue e zeza oxhakun e konakut!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...